Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, tani më nuk do ta ushtrojë këtë detyrë, shkruan Gazeta Sinjali.
Arsyeja është se tanimë ai do të jetë në krye të Podujevës, komunë kjo që sot në zgjedhjet lokale ia dha fitoren atij pa balotazh.
Por, kush do ta zëvendësojë Bulliqin në Kuvendin e Kosovës, pasi ky i fundit do ta lirojë karrikën e tij, duke bërë kështu një vend për një emër të ri të VV-së.
Vendin e tij, sipas renditjes, pritet ta zë deputeti Taulant Kryeziu, i cili në zgjedhjet e 6 tetorit ka arkëtuar gjithsej 6870 vota nga qytetarët e Kosovës.
Taulant Kryeziu është i lindur me 21 korrik 1985 në Prishtinë. Ai ka mbaruar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, i cili është vlerësuar me çmimin student i dalluar, dhe magjistër nga Shkolla Londineze për Ekonomi dhe Shkenca Politike në Londër (LSE).