image Kush është Burim Ramadani, që mori pozitën e Inspektorit të Përgjithshëm në AKI?

Kosovë

Profil/ Kush është Burim Ramadani, që mori pozitën e Inspektorit të Përgjithshëm në AKI?

news image

​Burim Ramadani, sot është emëruar në postin e inspektorit të përgjithshëm të AKI-së. Para se të emërohet në këtë pozitë, Ramadani ka qenë zëvendësministër i Mbrojtjes në qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, të cilin e ka edhe shef të partisë.

Ramadani ka qenë edhe kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputetet, por që nuk ka marrë votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. I njëjti gjatë periudhës 2011-2014 ka mbajtur pozitën e deputetit në Kuvendin e Kosovës.
Tashmë inspektori i përgjithshëm i AKI-së, ka qenë edhe drejtor i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë.

Ramadani është pjesë e partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa ka punuar edhe si gazetar.

Që nga viti 2012 është Ligjërues në Kolegjin ISPE në Prishtinë dhe ligjëron lëndët “Sistemi i Sigurisë Kombëtare” dhe “Qeverisja dhe Mbikëqyrja Demokratike e Sektorit të Sigurisë”.

Burim Ramadani, i lindur më 14 dhjetor 1981 në Therandë është magjistër i Shkencave Politike. Ai ka diplomuar në Administratë Publike, si dhe në Gazetari./Gazeta Sinjali/