image Kush është biznesmeni që u vra sot në qendër të Tiranës dhe lidhja e tij me bosin e heroinës në Turqi - Sinjali

Kush është biznesmeni që u vra sot në qendër të Tiranës dhe lidhja e tij me bosin e heroinës në Turqi

news image

Behar Sofia nuk është një emër i panjohur në botën e krimit. Ai u arrestua gjatë një operacioni të policisë turke në vitin 1998, ku u godit një grup shqiptarësh që merreshin me biznes, midis tyre edhe Abdulselam Turgut, i cili ka qenë nën hetim për trafik droge për qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë.

Ata ranë në gjurmët e policisë, derisa kjo e fundit po ndiqte një futbollist me origjinë shqiptare, që u kap me 30 kg heroinë. Në këtë aksion, policia turke, kapi 190 kg heroinë që ishte porositur në Turqi dhe do vinte në Shqipëri në rrugë tokësore.

Midis personave të arrestuar ishin Hekuran Hoxha i arrestuar në qershor të 2019-s si i përfshirë në laboratorin e Hasit, në kuadër të operaconit “Volvo 4”, pjesë e të cilëve është edhe grupi i Avdylajve. Roni i Shijakut ka qenë i arrestuar në Shqipëri e Itali për trafik heroine.

Është i përfshirë në fushata elektorale të forcave politike në Shijak. Krimi nuk ka ngjyrë politike, ka marrë pjesë në fushata të ndryshme. Personi tjetër i kapur quhej Behar Sofia, i ekzekutuar ditën e sotme. Ky emër përfshihet në ngjarjen e gushtit 2009, kur në Durrës u vranë 4 policë gjatë operacionit për të arrestuar Dritan Dajtin. Aty ka qenë Behari ose Fatmir Sofia.

Bizneseve të tij që dikur i kishte pasur afër stadiumit “Dinamo” në Tiranë, disa herë u ishin vënë lëndë eksplozive./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin