image Kush e sulmoi konsullatën e Kosovës në Danimarkë?

Kush e sulmoi konsullatën e Kosovës në Danimarkë?

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se sulmi ndaj Konsullatës së Kosovës në Danimarkë, në fillim dukej si sulm i huliganëve të sportit, por doli të jetë akt i planifikuar nga strukturat e sigurisë shtetërore në Serbi.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se ky sulm është një dimension i ri i goditjes së sovranitetit të Kosovës.

 “Sulmi ndaj Konsullatës së Kosovës në Danimarkë, fillimisht dukej si sulm i huliganëve të sportit, por doli të jetë akt i planifikuar nga strukturat e sigurisë shtetërore serbe. Ky sulm, është një dimension i ri i goditjes së sovranitetit të Kosovës.’, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.