image Kusari-Lilaj ndaj LDK-së: Pallavrat e Akademisë mos i shitni me neve këtu, me Serbinë po jeni të qetë atje

Politikë

Kusari-Lilaj ndaj LDK-së: Pallavrat e Akademisë mos i shitni me neve këtu, me Serbinë po jeni të qetë atje

news image

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, gjatë raportimit të kryeministrit Hoti në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se e vetmja gjë e mirë që Qeveria e tanishme të bëjë është që ia kthejë qytetarëve të vendit legjitimitetin e tyre.

“Pallavrat e Akademisë mos i shitni me neve këtu, me Serbinë po jeni të qetë atje”, tha Kusari-Lila ku për më tepër shtoi se kjo qeveri aktuale e ka humbur konceptin e saj si qeveri.

“Që 130 ditë jemi këtu dhe nuk jeni në gjendje ta kaloni një projektligj që mund të quhet çdo gjë përveç Projektligj i Rimëkëmbjes Ekonomike. Për çka jeni? Për t’i zënë karriget, e keni vendos një standard të ri. Në qeverinë tuaj ka ndodhur që zv/kryeministrat të shtyhen se kush po ulet më afër kryeministrit”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera, deputetja e VV-së është shprehur se zgjidhja më e mirë është që të mbahen zgjedhjet e reja. /Gazeta Sinjali/