image Kusari-Lila: Zemaj po e luan kryepolicin, për ministër të Shëndetësisë nuk ka kualifikim

Politikë

Kusari-Lila: Zemaj po e luan kryepolicin, për ministër të Shëndetësisë nuk ka kualifikim

news image

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka kritikuar Qeverinë Hoti dhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn, për “keqmenaxhimin” e pandemisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas saj, në kohën e Qeverisë Kurti, Kosova radhitej në vendet të cilat po e menaxhonin mirë pandeminë, kurse tani ajo është në listën e zezë.

“Janë deputetët e këtij koalicioni që me 25 mars rrëzuan një qeveri me një arsyetim. Arsyeja ishte rrezikimi i raporteve me SHBA-në. Gjashtë muaj e gjysmë pas, ne jemi me numra alarmant të vdekjeve dhe infeksioneve”, ka thënë Kusari-Lila në seancën që është duke u mbajtur në Kuvendin e Kosovës.

Po ashtu, ajo ka kritikuar edhe ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, duke thënë se ai nuk është i kualifikuar për Shëndetësinë.

“Arsyeja që zoti Zemaj është larguar, është se ka dalë me policinë, sepse po ofrohet ora 19:00, e i’u ka bërë praktikë me e bo kryepolicin e nganjëherë ministrin e Drejtësisë, përveç ministrin e Shëndetësisë edhe nuk e din edhe nuk e ka kualifikim ta bëjë”, ka shtuar Kusari-Lila./Gazeta Sinjali/