image Kusari-Lila: Viti 2021 s’përmbyll procesin e vaksinimit në Kosovë

Kusari-Lila: Viti 2021 s’përmbyll procesin e vaksinimit në Kosovë

news image

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë që sigurimi i vaksinave antiCOVID do të jetë prioriteti kryesor i Qeverisë Kurti.

Kusari-Lila në Rubikon tha se deri në fund të vitit parashihet vaksinimi i 60% të qytetarëve, por pa dhënë detaje se si do t’i sigurojnë vaksinat.

“Ajo që është  paraparë është se vaksinat antiCOVID do të  jenë në  top agjendë  të Qeverisë Kurti, kontakti dhe komunikimi me të gjitha organizatat dhe kompanitë  relevante për të siguruar vaksinat e domosdoshme. Deri në  fund të  vitit do të  bëhen përpjekje maksimale për t’u vaksinuar deri në  60% të  popullatës”, u shpreh ajo.

Ajo shprehet e bindur se viti 2021 nuk mund ta përmbyll  procesin e vaksinimit as në Kosovë e as në rajon.

“Është  marrë një statistikë që  Kosova të shkojë paralelisht me vendet e rajonit, megjithatë jemi vonë. Duhet përpjekje nga niveli i kryeministrit, ministrit të Shëndetësisë dhe tërë  kabinetit që në procedura të  përshpejtohet dhe të kërkohet ajo se çfarë  është  e domosdoshme për sigurimin e kësaj përqindje”, tha Kusari-Lila./GazetaSinjali/