image Kusari-Lila: Veterani që ka luftuar s’e dëmton vendin e as ndërtesën e Kuvendit

Kosovë

Kusari-Lila: Veterani që ka luftuar s’e dëmton vendin e as ndërtesën e Kuvendit

news image

Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se protesta e sotme e veteranëve të UÇK-së para Kuvendit, po bëhet për shkak të pakënaqësive ndër vite.

Pas mbledhjes së Kryesisë, ajo tha se është e drejtë e tyre të protestojnë.

Ajo poashtu tha se veteranët që kanë luftuar nuk e dëmtojnë vendin e vet e as ndërtesën e Kuvendit.

“E drejta për të protestuar është e drejt demokratike dhe legjitime. Pakënaqësitë ndër vite po e gjejnë hapësirën tash për t’u shfaqur përkundër gjithë angazhimit të Qeverisë. Secili veteran që ka luftuar dhe përpiqet për vendin e vet nuk e dëmton vendin e as ndërtesën e Kuvendit, e as t’i shkaktoj dëm dikujt tjetër. Ne jemi njerëz dhe me dialog do të arrijmë të zgjidhja. E kemi një deformim në listat e veteranëve e çka është konsideruar që duhet të trajtohet me seriozitet dhe gjithë veteranët e meritojnë trajtimin shumë më dinjitoz se që e kanë pasur deri më tani”, ka thënë ajo.

/GazetaSinjali/