image Kusari-Lila tregon pse s'u publikua ende plani i Qeverisë Kurti 2

Politikë

Kusari-Lila tregon pse s’u publikua ende plani i Qeverisë Kurti 2

news image

Ushtruesja e detyrës së Kryetares së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka treguar se Qeveria Kurti nuk e ka dërguar ende në Kuvendin e Kosovës planin qeverisës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kusari-Lila ka thënë se së shpejti ky plan qeverisës do të shkojë në Kuvendin e Kosovës nga Qeveria Kurti.

“Tash ai plan duhet të zbërthehet në përputhshmëri me obligimet kontraktuale që Kosova i ka me Bashkimin Europian sipas marrëveshjes së stabilizim-asocimit, duhet të shkojë në përputhshmëri …në njëfarë mënyre të afatizohet me kufizimet buxhetore të cilat sot janë e të cilat do e përcjellin këtë qeveri së paku deri në rishikimin e pastaj deri në fund të vitit sa të fillojë përgatitja e buxhetit për vitin e ardhshëm dhe natyrisht që konform premtimeve që janë dhënë në fushatë”, tha Kusari-Lila për RTV21./Gazeta Sinjali/