image Kusari-Lila tregon arsyet pse mbeti pa koalicion – ndihet e tradhtuar nga VV

Politikë

Politikë/ Kusari-Lila tregon arsyet pse mbeti pa koalicion – ndihet e tradhtuar nga VV

news image

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka treguar arsyet se pse partia e saj mbeti pa koalicion parazgjedhor.

Siç është shprehur ajo për RTV Dukagjini, kjo ndodhi sepse nuk ishin në negociata me ndonjë subjekt tjetër politik përpos me Vetëvendosjen e cila fokusin kryesor e kishte në mundësinë e arritjes së koalicionit me LDLK-në.

Kusari-Lila ka thënë se Alternativa kishte menduar në mirëbesim se Vetëvendosje do ta respektonte subjektivitetin e saj por një gjë e tillë nuk ndodhi.

“Në momentin kur jemi takuar, Kurti më ka thënë se ne mund të jemi pjesë e një koalicioni të madh nëse përfshihet edhe LDK-ja, në të kundërtën Vetëvendosje pranon Alternativën në koalicion vetëm si pjesë e listës së saj. Për mu ka qenë befasi sepse ishte qëndrim ndryshe nga ajo që kemi biseduar më parë”.

Kryetarja e Alternativës ka thënë se kjo ofertë ka qenë e papranueshme pasi sipas saj tashmë kjo parti ka subjektivitetin e saj.

“Ne kemi pasur një rast të tillë para dy viteve edhe me LDK-në, por ata na kanë pranuar subjektivitetin tonë në shumë dimensione, pavarësisht se ne ende nuk ishim të regjistruar në KQZ”, tha ajo.

Kusari-Lila thotë se pas deklarimit të saj për mos arritjen e marrëveshjes me Vetëvendosjen, ka pasur oferta nga partitë që kanë qenë së fundmi në pushtet.

Ajo thotë se me LDK-në ka pasur komunikime por jo negociata për koalicione pas mosmarrëveshjeve që kanë pasur për fondet në mandatin e fundit.

E para e Alternativës thotë se ende nuk është përjashtuar plotësisht mundësia e përfshirjes në listën e Vetëvendosjes por sipas saj ”sipas të gjitha gjasave do të shkohet në zgjedhje me logon e Alternativës”./Sinjali/