Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, një ditë pas zgjedhjeve tha se qytetarët iu përgjigjën referendumit, shkruan Gazeta Sinjali.
“Faleminderit të gjithë qytetarëve të Republikës tonë për një proces zgjedhor shembullor, me standardet më të larta demokratike dhe me pjekurinë qytetare që tregon dashuri dhe respekt për vendin dhe lartëson emrin Kosovë! Dje qytetarët e Republikës iu përgjigjën referendumit me bindjen e paluhatur se 14 Shkurti do të nderojë historinë e deritashme të Kosovës dhe do e përcaktojë të ardhmen e saj”, shkroi ajo në Facebook.
Tutje, Kusari-Lila ka thënë se “ditë e re zbardhi me shkëlqimin e fitores dhe shpresën e të ardhmes”.
Komisioni Qendror Zgjedhor ka numëruar deri në këto momente 98.25 për qind të votave.
Nga këto vota, vazhdon të prijë Lëvizja Vetëvendosje me 48.17%. /GazetaSinjali/