image Kusari-Lila pas fitores në Podujevë: Ndryshimi i radhës në krejt Kosovën, së shpejti

Politikë

Kusari-Lila pas fitores në Podujevë: Ndryshimi i radhës në krejt Kosovën, së shpejti

news image

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka uruar fitoren e Shpejtim Bulliqit në Podujevë, duke thënë tutje se kjo vjen si pasojë e vullnetit të qytetarëve për ndryshim, shkruan Gazeta Sinjali.

Mimoza Kusari-Lila përmes një postimi në Facebook ka thënë se qytetarët e kanë shprehur nevojën për t’u shprehë pas mllefit të akumuluar me situatën në Kosovë.

“Fitorja e Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Kryetarit të zgjedhur Shpejtim Bulliqi sonte në Podujevë flet zëshëm për vullnetin e qytetarëve për ndryshim dhe nevojën për t’u shprehë pas mllefit të akumuluar me situatën në Kosovë”, shkroi ajo.

Ajo po ashtu u shpreh se ndryshimi i radhës në Kosovë do të vijë së shpejti.

Postimi i plotë:

Fitorja e Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Kryetarit të zgjedhur Shpejtim Bulliqi sonte në Podujevë flet zëshëm për vullnetin e qytetarëve për ndryshim dhe nevojën për t’u shprehë pas mllefit të akumulluar me situatën në Kosovë.Urime Podujevë, Urime bashkëpunëtorë të Lëvizjes dhe urime Kryetar i zgjedhur i Podujevës! Ndryshimi i radhës në krejt Kosovën, së shpejti!

/Gazeta Sinjali/