image Kusari-Lila: Shkarkimi i Dakës është bërë sipas dispozitave ligjore

Politikë

Kusari-Lila: Shkarkimi i Dakës është bërë sipas dispozitave ligjore

news image

Ushtruesja e detyrës së shefes të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, ka njoftuar se në mbledhjen e kryesisë së kuvendit ka pasur përplasje mes tyre dhe grupeve tjera parlamentare, përcjell Gazeta Sinjali.

Shkak i debatit me tone të larta u bë raporti i komisionit funksional, në këtë rast të komisionit për media, administratë publike dhe qeverisje lokale, përmes së cilit iu rekomandohet shkarkimi i pesë anëtarëve të këshillit të pavarur mbikëqyrës të shërbimit civil të Kosovës.

Në bazë të rekomandimeve për shkak të shkeljeve të evidentuara edhe në raport dhe në funksion të këtij këshilli, Komisioni Funksional i rekomandon seancës plenare, në këtë rast Kryesisë së Kuvendit, shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës”.

Kusari-Lila tha se në këtë çështje kanë ndjekur vetëm procedurat ligjore, por se deputetët opozitarë po kërkojnë që të kthehet prapa ky vendim i Komisionit me arsyetimin që s’ka mjaft arsye për shkarkim.

Për këtë çështje, Kusari-Lila tha se morën akuza të rënda.

Të etiketohemi se kinse dëshirojmë t’i kapim të gjitha institucionet dhe se po bëjmë shkelje derisa gjithçka është në përputhje në norma, s’mund të kuptohet ndryshe përveçse s’e pranojnë realitetin e ri në Kosovë. Prapë po akuzohemi se po duam të kapim edhe këtë komision që është krejtësisht e pavërtetë. Ne kemi dërguar emrat në përputhje me letrën e rekomanduar. U kërcënuam se në rast se nuk e ndërrojmë këtë, PDK nuk do të merr pjesë në delegacionin për MSA-në“, ka shtuar ajo.

Ajo ka thënë se opozita në vend se të japë propozimi dhe të luajë funksionin e saj, po i shmanget përgjegjësisë, duke ikur.

Kemi kërcënime, por asnjë përpjekje për zgjidhje konstruktive. Ne i kemi dërguar emrat në përputhshmëri me numrat. U akuzuam nga ana e tyre se ne po e dëmtojmë interesin e Kosovës, përderisa janë ata që po kërcënojnë me bojkot. Nuk jemi ne”.

Tutje, ajo tha se shkarkimi i ish-kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakës, është bërë sipas dispozitave ligjore.

Derisa ata mendojnë që duhet të procedojnë tutje çështjen e Dakës ne kemi besim të plotë që gjithçka është bërë sipas dispozitave ligjore”, tha Kusari-Lila./GazetaSinjali/