image Kusari-Lila: Ky proces dëshmoi vlerën e demokracisë

Politikë

Kusari-Lila: Ky proces dëshmoi vlerën e demokracisë

news image

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se ky proces prezanton më së miri vlerën e demokracisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo ka thënë se kjo ditë do të mbetet historike sepse përfaqësoi atë që qytetarët duan.

Kusari-Lila ka thënë se kjo tregoi identitetin e politikës së sotme kosovare.

Të vëmë një grua presidente, jep shembull për gratë e vajzat që rruga e vështirë mund të arrihet”, ka thënë ajo.

Lidhur me akuzat e PDK-së se VV-ja i dha para të majme deputetes Grainca, ajo ka thënë se secili deputet përfaqëson qëndrimin e vet.

“Edhe deputetja më e re kishte bindjen që duhet votuar Osmanin. Asnjë person nuk i është bashkuar VV-së me premtime e shpërblime”, ka thënë ajo./Gazeta Sinjali/