image Kusari Lila: I domosdoshëm rifunksionalizimi i strehimoreve për qentë endacakë

Kosovë

Kusari Lila: I domosdoshëm rifunksionalizimi i strehimoreve për qentë endacakë

news image

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari Lila, ka deklaruar se është i domosdoshëm rifunksionalizimi i strehimoreve për qentë endacakë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një prononcim për Gazetën Sinjali, ajo shprehet se për të zgjidhur këtë problem duhet koordinim në mes të nivelit qendror dhe nivelit komunal.

Thotë se si prind, është e shqetësuar ashtu siç janë edhe prindërit e tjerë për prezencën e qenve endacakë në rrugët e qyteteve dhe fshatrave të Kosovës. Sipas saj, është urgjente të trajtohet kjo çështje.

“Kastrimi dhe sterelizimi i qenve endcakë nuk është se ka pasur ndikim të madh. Është e domosdoshme që të rinfunksionalizohen strehimoret për qentë endacakë. Dhe aty të vendosen në kushte të mira dhe nuk duhet të lejohet që të keqtrajtohen ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën. Duhet të kordinohet niveli qendror dhe ai komunal. Është urgjente të trajtohet si çështje” ka thënë ajo.

Ajo thotë se fëmijët janë ndër kategoritë më të rrezikuara. Kusari Lila tregon se edhe djali i saj është kafshuar nga një qen endacak i cili, sipas saj, ka sulmuar edhe fëmijët e tjerë.

“Nuk kam dasht me ngrit në Kuvend këtë çështje sepse nuk kam dashur të perceptohem se tash që na ndodhi neve në familje unë po e aktualizoj temën. Është një problem që duhet të mbahet në fokus nga niveli komunal dhe qendror i Qeverisë  dhe natyrisht pas një periudhe kohore me përcjell me Ministrinë e linjës nga Kuvendi për të parë se çfarë hapa janë ndërmarrë”, është shprehur ajo në një deklaratë për Sinjalin.

Qentë endacakë vazhdojnë të jenë një ndër problemet e përhershme, me të cilat përballet Prishtina, por edhe qytetet e tjera në Kosovë. Autoritetet qendrore dhe lokale kanë shpenzuar miliona euro për këtë problem, por ende çështja e trajtimit të qenve endacakë nuk është zgjidhur.  /Gazeta Sinjali/