image Kusari-Lila deklaron pasurinë, afër 22 mijë euro të hyra vjetore

Kosovë

Kusari-Lila deklaron pasurinë, afër 22 mijë euro të hyra vjetore

news image

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari – Lila ka deklaruar se posedon një banesë të përbashkët në vlerë të 180 mijë euro dhe një banesë, vlera e së cilës është 70 mijë euro.

Kusari – Lila, thotë se ka një veturë të tipit “GLK” Mercedes në emër të bashkëshortit të saj, në vlerë të 11 mijë euro.

Deputetja ka deklaruar edhe paratë e gatshme të mbajtura në institucione financiare, të cilat kanë vlerën 599 euro.

Ndërsa, ajo ka deklaruar se ka kredi të papaguar në vlerë të 13 mijë euro. /Gazeta Sinjali/