image Kusari-Lila bën apel që të mos thirret seanca për mocionin e mosbesimit

Kosovë

Deklaratë/ Kusari-Lila bën apel që të mos thirret seanca për mocionin e mosbesimit

news image

Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar që bën apel të mos thirret seanca për mocionin e mosbesimit për shkak të rrethanave pandemike që ndodhet Kosova.

“Apeloj që të mos thirret seanca për mocionin e mosbesimit jo për tjetër, por për të pasur kujdes në këtë situatë të cilët rrezikohen stafi mjekësor, qytetarët e të gjithë, jemi në rrethana pandemie”, u shpreh Kusari-Lila në Rubikon.

Kusari-Lila gjithashtu theksoi që nuk është në rregull që taksa të vendoset para pandemisë, sipas saj duke parë rrethanat pandemike, LDK-ja nuk duhej të thërriste një seancë për të votuar mocionin e mosbesimit.

“Të vendoset taksa para pandemisë për mua është absurde”, tha ajo/ Gazeta Sinjali/