Deputetja e Alternativës, nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se dje u hodhën fishekzjarre në kryeqytet, në ditën kur u varrosën dy minatorë kosovarë.
Dy minatorë në Novobërdë kanë humbur jetën nga shembja e një pjese të minierës.
Kusari tha se Qeveria që u krijua dje hodhën fishekzjarrë në ditën e njëjtë kur dy minatorët në Novobërdë u varrosën.
“Ditën kur u varrosën dy minatorë, ju ndezët gjithë ato fishekzjarre”, ka thënë Kusari.
Sot është duke u mbajtur seanca e parë plenare e Qeverisë së re./Gazeta Sinjali/