image Kurz publikon foto me Kurtin: Do ta vazhdojmë punën e mirë me Kosovën drejt integrimit evropian

Politikë

Kurz publikon foto me Kurtin: Do ta vazhdojmë punën e mirë me Kosovën drejt integrimit evropian

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ishte në mesin e kryeministrave që mori pjesë në Samitin e sotëm të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Vjenë.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, i cili ishte nikoqir i këtij Samiti, ka publikuar në Twitter një fotografi me Kurtin dhe ka shkruar se COVID-19 ka dëshmuar rëndësinë e partneritet të fuqishëm që duhet të kenë vendet mes vete.

Kurz, tutje shkroi se Kosova dhe Austria do ta vazhdojnë punën e mirë, drejt integrimit në BE-së.

“Kënaqësi ta mirëpres Albin Kurtin në Vjenë sot. COVID-19 na ka treguar se sa e rëndësishme është që të kemi partneritet të fuqishëm ndërkombëtar. Ne do të vazhdojmë punën e mirë me Kosovën drejt integrimit evropian”, ka shkruar Kurz.

Në Samitin e sotëm për Ballkanin Perëndimor, u bë e ditur se Austria do t’i dhurojë një milion vaksina për vendet e rajonit, me qëllim të luftimit të pandemisë COVID-19.

Përveç ndikimit të pandemisë, në Samitin e sotëm në Vjenë u diskutua edhe për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe luftimin e migracionit të paligjshëm. 

/GazetaSinjali/