image Kurz: Austria dhe vendet e tjera do të vendosin veto për buxhetin e BE-së

Botë

Botë/ Kurz: Austria dhe vendet e tjera do të vendosin veto për buxhetin e BE-së

news image

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, njoftoi se Austria dhe vendet e tjera do të vendosin veton për buxhetin afatgjatë të Bashkimit Europian lidhur me periudhën pas Brexit-it, nëse kontributet e planifikuara nga anëtarët nuk ulen.

Derisa, Komisioni Europian po këmbëngul për kontribute prej 1,11% si një pjesë e të ardhurave bruto (GNI), shtetet konservatorë në aspektin fiskal, si Gjermania, Austria dhe Holanda dëshirojnë një maksimum prej 1%.

“Unë mendoj se nëse prezantohet ky propozim, ne nuk do ta mbështesim dhe as kontribuesit e tjerë neto të BE-së”, deklaroi Kurz, duke iu referuar grupit të vendeve që paguajnë më shumë në buxhetin e bllokut sesa marrin nga financimi i BE-së.

Kujtojmë që mesnatën e 31 janarit, Britania e Madhe u largua përfundimisht nga Bashkimi Evropian./Gazeta Sinjali/