Agjencia Kundërkorrupsionit ka publikuar listën e plotë të zyrtarëve të cilët janë përzgjedhur sipas shortit, e që nënshtrohen kontrollimit të pasurisë.
Në mesin e zyrtarëve të lartë shtetëror të cilëve do iu kontrollohet pasuria, janë edhe kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca si dhe dy zëvendëskryeministrat, Besnik Bislimi e Emilija Rexhepi.
Përveç tyre, në këtë listë bëjnë pjesë: Ministri i Bujqësisë, Faton Peci e zëvendëministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndryshe, në këtë kontrollë do të jenë edhe disa kryetarë të komunave: Shaqir Totaj – Prizren, Bedri Hamza – Mitrovicë, Burim Berisha – Fushë – Kosovë, Bali Muharremaj – Suharekë, Fadil Nura – Skenderaj, Srdjan Milosavljevic – Zveçan, Srdan Vulovic – Zubin Potok, Ljiljana Subaric – Graçanicë, Vladica Aritonovic – Ranillug.
Pasuria do t’iu kontrollohet edhe 22 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përfshirë kreun e PDK-së, Memli Krasniqin, kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli, shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashin.
Lista me emrat e deputetëve:
Avni Dehari
Marigona Geci
Besim Muzaqi
Vasfije Blair
Ariana Musliu-Shoshi
Zoran Mojsilovic
Gani Krasniqi
Hajdar Beqa
Samra Ilijazi
Igor Simic
Fadil Gashi
Arben Gashi
Fitore Pacolli-Dalipi
Memli Krasniqi
Jetmire Vrenezi
Erxhan Galushi
Floretë Zejnullahu
Valon Ramadani
Behgjet Pacolli
Fitim Haziri
Hydajet Hyseni Kaloshi
Mirlinda Tishukaj-Sadiku