image Kurti merr telefonat nga kryeministri kroat: Më siguroi se po merren të gjitha masat për të shpëtuar jetën e të lënduarve

Sociale

Kurti merr telefonat nga kryeministri kroat: Më siguroi se po merren të gjitha masat për të shpëtuar jetën e të lënduarve

news image

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar përsëri pas aksidentit tragjik në Kroaci, ku 10 kosovarë kanë vdekur e dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Kurti në një postim në “Twitter” shkroi se është kontaktuar përmes telefonit nga kryeministri Kroat, Andrej Plenkoviç, i cili e ka siguruar se po merren të gjitha masat lidhur me rastin.

“Kam marrë një telefonatë nga Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkovic i cili më ka siguruar që po merren të gjitha masat për të bërë më të mirën për të shpëtuar jetën e të lënduarve rëndë dhe për tu kujdesur për të lënduarit. Falënderoj autoritetet kroate për përgjigjen e shpejtë”, tha Kurti në “Twitter”.

/Gazeta Sinjali/