Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka reaguar pas numrit të madh të vdekjeve që nga dita e djeshme dhe për zhvillimet e fundit në vend.
Kurti tha se Kosova tani po gjendet përballë një krize shëndetësore e cila po merr jetët e qytetarëve, një krize ekonomike e cila po thellon edhe më tej varfërinë.
Ai tutje ka numëruar sukseset që pati Lëvizja Vetëvendosje që nga data e 6 tetorit e deri sot kur qeveria po udhëheqet nga kryeministri aktual, Avdullah Hoti, që sipas Kurtit kjo qeveri po e dëmton Kosovën.
Kurti ka përsëritur se zgjidhja e vetme për Kosovën si dhe për shëndetin e qytetarëve janë zgjedhjet.
“Të dashur anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Neve na don populli, kurse ata e duan njëri-tjetrin. Dikur e kanë frikësuar popullin, tash po i frikësohen zgjedhjeve. E zgjedhjet janë zgjidhja edhe për shëndetin e qytetarëve, edhe për shëndetin e demokracisë, edhe për shëndetin e shtetit”, ka thënë Kurti