Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas zbulimit të mbishkrimit monumental në Ulpianë duke thënë se ky zbulim dëshmon lidhjet e perandorit Justinian me vendin e origjinës së tij, Dardaninë.
Ai gjithashtu shtoi se ky zbulim i mbishkrimit të perandorit Justinian në Ulpianë është po ashtu dëshmi e bashkëpunimit të suksesshëm ndërkombëtar.
“Në rrënojat e qytetit romak Ulpiana, jo shumë larg Prishtinës, arkeologët e Kosovës dhe të Francës kanë zbuluar një mbishkrim të perandorit Justinian (527-565), dëshmi të rralla të lidhjes së tij me Dardaninë, vendin e tij të origjinës – dhe dëshmi e bashkëpunimeve të suksesshme ndërkombëtare”, ka shkruar ai.
In the ruins of the Roman city Ulpiana, not far from Prishtina, 🇽🇰 & 🇨🇵 archeologists have unearthed an inscription by Emperor Justinian (527-565), rare evidence of his attachment to Dardania, his place of origin—and common evidence of successful international collaborations. pic.twitter.com/WcZigf0YmI
— Albin Kurti (@albinkurti) August 14, 2023