Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka shprehur dhimbje për vrasjen e gruas në Prizren.
Ai ka deklaruar se nuk ka rast më të dhimbshëm, përderisa ka kritikuar institucionet e drejtësisë.
Kreu i Vetëvendosjes ka shtuar se shoqëria jonë duhet t’i thotë vendosmërisht jo dhunës ndaj grave, e jo t’i qaset asaj me pasivitet apo ambiguitet, siç kanë bërë shpesh organet e shtetit.
“Krimi është armik i shoqërisë e i zhvillimit. E institucionet duhet të ballafaqohen me krimin, për ta parandaluar apo për të vënë drejtësi.” , ka shkruar Kurti. /Sinjali/
Më poshtë gjeni postimin e plotë të Kurtit në facebook.