image Kurti viziton pensionisten më të moshuar në Kosovë, i dhuron lule 113 vjeçares

Sociale

Kurti viziton pensionisten më të moshuar në Kosovë, i dhuron lule 113 vjeçares

news image

Sot gjatë ditës kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Muratin kanë vizituar pensionisten më të moshuar në Kosovë, e cila i ka plot 113 vjet e lindur më 1909.

Ministri Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook tregoi se vizituan biznesin e djalit të saj të cilin  e ushtron tash e 54 vjet.

“Bashkë me Kryeministrin Kurti, pas vizitës tek prodhuesit vendorë, sot ishim në vizitë edhe te halla Xhezide, e cila me 113 vite është pensionistja më e moshuar në Republikën tonë.  E lindur në vitin 1909, ajo ka përjetuar shumë situata e ndryshime epokash. Por pavarësisht moshës së shtyrë ajo ende kishte kthjelltësinë e mendjes dhe forcën fizike”.

“Në Mitrovicë vizituam edhe lokalin e rrobaqepësisë të të birit të saj Farukut, i cili anipse i pensionuar tashmë, vazhdonte punën me zejen që e ushtronte tash e 54 vite. Ai na tregoi edhe për kohën e tij si boksier e pastaj edhe si trajner boksi në Klubin Trepça.  Farukut i uruam punë të mbarë, e hallës Xhezide jetë sa më të gjatë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, ajo është njëra ndër 13 personat më të moshuar në botë.

/GazetaSinjali/