image Kurti viziton Komunën e Skënderajt, pritet nga kryetari, Bekim Jashari

Vizitë/ Kurti viziton Komunën e Skënderajt, pritet nga kryetari, Bekim Jashari

news image

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Komunën e Skënderajt, për të diskutuar rreth gjendjes së shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Në këtë takim mori pjesë edhe ministren në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redžepi, ku u pritën nga kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari.

“Me Kryeministrin Kurti biseduam shumë gjera që po na preokupojnë rreth pandemisë COVID-19, po ashtu u dakorduam që të kemi unitet mes vete, pa dallime, në mënyrë që të dalim sa më lehtë nga kjo gjendje në të cilën jemi”, thuhet në postimin e Jasharit në rrjetin social Facebook.

Po ashtu, të dy u bën thirrje qytetarëve për respektim të këshillave të Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës si dhe të institucioneve të tjera./Gazeta Sinjali/