Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar nisjen e kontigjentit të FSK-së në drejtim të Turqisë, për t’i dalur në ndihmë vendit turk pas tërmetit që e tronditi vendin ku la shumë të vdekur dhe viktima.
Kreu i ekzekutivit ka shprehur edhe njëherë ngushëllimet e tij popullit turk dhe familjarëve të viktima të tërmetit si dhe iu ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.
Postimi i plotë:
Me vendim të Qeverisë, kontingjenti i Forcë së Sigurisë së Kosovës për operacione humanitare porsa u nis sonte për në Turqi, për të ju dalë në ndihmë institucioneve dhe popullit turk në rajonet e goditura nga tërmeti.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, u shprehi edhe njëherë ngushëllimet më të thella popullit turk dhe familjarëve të viktimave të tërmetit e të lënduarve shërim sa më të shpejtë.
Vetëm tri ditë pas pritjes së ngrohtë nga Presidenti Erdoğan, në mëngjesin e sotëm u tronditëm nga lajmi për tërmetin shkatërruese në Turqi.
Solidarizohemi dhe i qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit turk në këto kohë të vështira. Shpresojmë dhe urojmë që kjo tragjedi të kalojë me sa më pak viktima.