Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kandidat i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti, ka mbajtur një tubim parazgjedhor me simpatizantë e VV-së në Gjakovë.
Gjatë këtij tubimi, nuk kanë munguar edhe batutat e tij, që tani janë bërë të zakonshme në tubimet zgjedhore.
Në Gjakovë, Kurti u tregoi atyre me shaka se çfarë do të ndodhë më 14 shkurt, pas mbylljes së vendvotimeve.
“Në KQZ do të numërohen votat nga komisionerët. Është ora shtatë dhe mbyllen vendvotimet e fillon numërimi i votave në KQZ. Komisioneri duke i numëruar votat do të thotë ‘Vetëvendosje, Vetëvendosje, Vetëvendosje’”, tha ai dhe kjo batutë e tij u përcoll me të qeshura nga të pranishmit./Gazeta Sinjali/