image Kurti uron Zvicrën për kualifikim: Faleminderit djemve tanë për emocionet në çdo ndeshje

Kosovë

Kurti uron Zvicrën për kualifikim: Faleminderit djemve tanë për emocionet në çdo ndeshje

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka falënderuar lojtarët e kombëtares së Kosovës për emocionet e dhuruara në garën për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian “EURO 2024”, teksa i ka sugjeruar që përvojën e fituar në këtë garë ta shfrytëzojnë për përgatitje për fushatën e kampionatit botëror 2026, raporton Gazeta Sinjali Sporti.

Kurti lavdëroi lojtarët e Kosovës të cilët edhe pa lojtarët kryesorë arritën barazimin kundër Zvicrës, kombëtares në top 15-shen e kombëtarëve të futbollit në botë.

“Pa lojtarët kryesorë, kundër një ekipi që është në mesin e Top 15 kombëtareve të futbollit në botë, si mysafire, Kosova mbrëmë përsëri gjeti mënyrën për të na gëzuar. Barazim në Basel, sikurse edhe në Prishtinë.

Faleminderit djemve tanë për emocionet në çdo ndeshje. Përvojën e fituar gjatë këtyre kualifikimeve, ta vëmë në funksion të përgatitjeve për fushatën e kampionatit botëror 2026″, tha Kurti.

“Zvicrës ia urojmë kualifikimin në Euro 2024”, shtoi ai.

/GazetaSinjaliSport/