Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Donald Tusk për zgjedhjen e tij kryeministër të Polonisë.
Kurti është shprehur se mezi presin bashkëpunimin për forcimin e lidhjes së dy shteteve.
“Urime kryeministrit Donald Tusk në emërimin e tij. Në një epokë sfiduese për demokracinë, të dëshmosh angazhimin aktiv të popullit polak është frymëzuese.
Kosova mezi pret të forcojë lidhjet me Poloninë, duke kontribuar në sigurinë, rritjen dhe vlerat tona të përbashkëta evropiane”, ka shkruar Kurti në ‘X’.