Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vendosur t’i urojë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës vitin 2020 me një portret familjar.
Kurti shihet i buzëqeshur në përqafimin e bashkëshortes dhe vajzës, shkruan Gazeta Sinjali.
“Të gjithëve, kudo e me këdo që jeni, gëzuar Viti i Ri 2020 nga Rita, Lea dhe unë!”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.
Kujtojmë se Viti i Ri 2020 më së pari arriti sot në shtetet e vogla të ishullit të Paqësorit, Samoa dhe Kiribiat./Gazeta Sinjali/