image Kurti uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Partnerë të pazëvendësueshëm në arritjet tona

Politikë

Kurti uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: Partnerë të pazëvendësueshëm në arritjet tona

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona.

Në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteti i Kosovës i bashkohet festës së popullit dhe institucioneve të ShBA-ve, partnerë dhe aleatë të pazëvendësueshëm në arritjet tona”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Tutje ai ka shtuar se besimi në liri e barazi që burojnë nga Deklarata e Pavarësisë së SHBA-së vazhdojnë̈ të frymëzojnë̈ popuj e individë anembanë botës

Idetë dhe idealet më fisnike, besimi në liri, barazi dhe të drejta individuale, përfshirë të drejtën e çdo personi për të kërkuar lumturinë – që burojnë nga Deklarata e Pavarësisë së ShBA-ve, vazhdojnë të frymëzojnë popuj e individë anembanë botës”, ka shtuar ai./Gazeta Sinjali/