Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar presidentin e sapo zgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj, raporton Gazeta Sinjali.
“E uroj presidentin e sapo zgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj për përgjegjësinë dhe detyrën e re, si dhe popullin e qytetarët e Shqipërisë për presidentin e tyre të ri”, ka thënë Kurti.
“Sfidat me të cilat përballen republikat tonë dhe mbarë kombi lehtësohen atëherë dhe sa herë që punojmë bashkë. Andaj, le të angazhohemi e bashkërendohemi drejt synimeve tona për mirëqenie e liri, drejtësi e siguri, zhvillim e progres, gjithnjë në orientimin tonë të palëkundur evropian, perëndimor e demokratik”, përfundoi ai.
Ndryshe, presidenti i Shqipërisë u zgjedh me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.