image Kurti uron Pashkët: Sot më shumë se kurrë, kemi nevojë për besim dhe mbështetje te njëri-tjetri

Kosovë

Festa/ Kurti uron Pashkët: Sot më shumë se kurrë, kemi nevojë për besim dhe mbështetje te njëri-tjetri

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka ruar pashkët të gjithë besimtarëve të krishterë.

“Pashkët janë festë e ringjalljes dhe ripërtëritjes, simbol i guximit mbi frikën dhe i shpresës mbi dëshpërimin. Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për besim dhe mbështetje te njëri-tjetri. Kemi nevojë për më shumë dashuri për të mundur frikën nëpër të cilën po kalojmë”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje Kurti ka thënë se tani është koha që të bashkohemi kundër një armiku të përbashkët (koronavirusin).

“Tash është koha të jemi bashkë sepse e kemi armikun e përbashkët. Gëzuar Pashkët! Le të jetë kjo festë e triumfit të shpresës mbi dëshpërimin”, ka shkruar ai./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/albini2017/posts/847015655798320?__xts__[0]=68.ARCXsTrw13UyXzpIR_fR3u3i9U4RLCFU3fwNO2qxkAyqHIhVgJwUgvHACQuIT-W-JVb_laay583gdEFRM4rVUbyiys09d3FUqjodtj3c97JaVfLYeXbNhbq977NUOjeNYoklcqGxo8jQlyjv6x9o7sp1XdY-XTSLJ4g27Xos2e5UU3Gzl1VAmS3QeXw_JBGQX4p-5GsxMBRsYJhEJCbRmbelgGriwQrDvsYPAtxjxK746cqVUcw80CmN4IgWRkbdRPoZYhJwhpaqHqGXmRmSViggnjk-w1GjpuU7qIygBVGYzou29KsuGRRANfzTIVOYnKCWLn8wgf4qVc2tUwY&__tn__=-R