image Kurti uron Macronin: Është një fitore e shpresës mbi frikën

Politikë

Kurti uron Macronin: Është një fitore e shpresës mbi frikën

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar presidentin e Francës, Emanuel Macron, në rizgjedhjen e tij si president.

“Urime për Emanuel Macron në rizgjedhjen e tij. Është një fitore e shpresës mbi frikën dhe një shans i ri për Francën për të ndihmuar në bashkimin e Evropës në paqe, demokraci dhe solidaritet”, ka shkruar Kurti në një postin në Twitter.

“Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dhe të promovojmë vlerat tona të përbashkëta”.

/GazetaSinjali/