image Kurti uron besimtarët ortodoksë për Pashkët

Kosovë

Kurti uron besimtarët ortodoksë për Pashkët

news image

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka uruar Ditën e Pashkëve të gjithë besimtarëve të komunitetit Ortodoks të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se për plot dy mijëvjeçarë besimtarët kumtojnë me dashuri dhe bindje se sakrifica triumfon mbi egoizmin, se zemërgjerësia i kapërcen mëritë, se drita e mund errësirën, se jeta ngadhnjen mbi vdekjen.

“Për shumë mote Pashkët! Sot, besimtarët ortodoksë, dhe midis tyre dhe bashkëatdhetarët tanë, kremtojnë Pashkët.  Ju uroj atyre Pashkë të gëzuara! Për çdo vit, në pranverë, për plot dy mijëvjeçarë besimtarët kumtojnë me dashuri dhe bindje se sakrifica triumfon mbi egoizmin, se zemërgjerësia i kapërcen mëritë, se drita e mund errësirën, se jeta ngadhnjen mbi vdekjen.  Triumfofshin dhe midis nesh! Ky kumt thërret për punë, vetëmohim e disiplinë. Siç na kanë thënë e udhëzuar rilindasit tanë derite më i fundmi i tyre At Fan Stilian Noli: me dashuri për njëri-tjetrin, për atdheun dhe gjuhën tonë.  Për shumë mote Pashkët”, ka shkruar Kurti,/Gazeta Sinjali/