image Kurti uron besimtarët krishterë për Krishtlindje: T’ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit në këtë kremtë frymëzuese

Kosovë

Kurti uron besimtarët krishterë për Krishtlindje: T’ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit në këtë kremtë frymëzuese

news image

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka uruar qytetarët për festën e Krishtlindjes.

Kurti potencoi që këtë festë ta kaloni në paqe e dashuri me familjen dhe njerëzit tuaj më të dashur.

“Të dashur bashkëqytetarë, uroj që festën e Krishtlindjes ta kaloni në paqe e dashuri, me familjen e njerëzit tuaj më të dashur”.

“Lindja e Krishtit përcjellë porosinë e lindjes së paqes, të shpresës e dashurisë. Në këtë festë, që njihet edhe si Nata e Buzmit, kjo porosi bëhet edhe më e fortë. Le t’ia shtrijmë dorën njëri-tjetrit në këtë kremtë frymëzuese, e në çdo ditë tjetër. Ju uroj një Krishtlindje të bardhë e të bekuar. Për shumë mot gëzuar Krishtlindjen!”, ka shkruar Kurti.

/GazetaSinjali/