Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Kurti përmes një shkrimi në Facebook kujtoi vlerat e solidaritetit dhe sakrificës që na përkujton kjo festë duke thënë se “nuk jemi atë që kemi secili, por jemi ajo që ua japim të tjerëve – pra, jo sa mbajmë për vete, por çka ndajmë me të gjithë”.
“Gatishmëria për sakrificë si vlerë dhe shembull, ndihma e solidariteti me të varfërit dhe të afërmit, shënojnë këtë festë për të cilën ua dëshiroj zemrat dhe sofrat të mbushura përplot. Mbarësia e mirësia, shëndeti e lumturia, qofshin gjithmonë me Ju!”, ka shkruar Kurti./Sinjali/