Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Estoni.
Siç bën të ditur Zyra e Kryeministrit, Kurti nesër do të pritet në takim nga Kryeministrja e Republikës së Estonisë, Kaja Kallas.
Po ashtu gjatë qëndrimit në Estoni, Kurti do të ketë takime me përfaqësues të tjerë të lartë shtetëror.