Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën do ta zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë, atje ku do të takohet me krerë institucionalë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Kryeministri Kurti të dielën do të zhvillojë një vizitë pune në Tiranë, ku do të ketë takime me krerë institucionalë”, ka thënë Kryeziu për Klankosova.