image Kurti u thotë qytetarëve të Kamenicës të lahen kur të kthehen në shtëpi

Kosovë

Kurti u thotë qytetarëve të Kamenicës të lahen kur të kthehen në shtëpi

news image

Kryeministri në detyrë Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, e kanë vizituar Komunën e Kamenicës e cila është e prekur nga koronavirus.

Kurti para medieve tha se qeveria po bën përpjekje maksimale ta parandalojë këtë virus, ndërsa ka potencuar se është duke u shtuar numri i respiratorëve për shërbime mjekësore.

“Dihet që qytetarët kur duan të dalin nga shtëpia, bëjnë dush që të duken bukur. Por tani duhet bërë dush kur të kthehemi në shtëpi. T’i ruajmë pleqtë tanë edhe ata që kanë probleme të ndryshme shëndetësore. Bashkë me kryetarin Kastrati biseduam për situatën në Kamenicë dhe masat që i ka ndërmarrë kryetari që lakorja e shpërndarjes të ngritet sa më pak”, ka deklaruar Kurti./Gazeta Sinjali/