image Kurti u premton qytetarëve: Masat anti-COVID do të lehtësohen kur të zbuten rreziqet

Shëndetësi

Kurti u premton qytetarëve: Masat anti-COVID do të lehtësohen kur të zbuten rreziqet

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë në një konferencë për media bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifin, për të folur lidhur me situatën epidemiologjike në vend dhe masat e reja anti-COVID, raporton Gazeta Sinjali.

Para mediave, Kurti u premtoi qytetarëve se masat kundër përhapjes së koronavirusit do të lehtësohen kur të zbuten rreziqet e kësaj pandemie, duke përmendur variantin e ri të COVID-19, numrin e vogël të vaksinimeve, mundësinë e një vale të re gjatë javëve ose muajve të ardhshëm, si dhe numrin e madh të mërgimtarëve që do të vizitojnë Kosovën gjatë festave të fundvitit.

“Situata epidemiologjike në Evropë vazhdon të jetë e rëndë, sidomos në vendet ku jetojnë shumë mërgimtarë nga Kosova, si në Gjermani”, tha ai, duke shtuar se Kosova ka shkallë më të ulët të vaksinimit se këto vende evropiane.

“Nuk kam detyrë më të rëndësishme sesa të mbrojë shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë. Për këtë arsye, vetëm për këtë arsye, kemi marrë masa të reja. Premtimi është që në momentin e parë që këto rreziqe të zbuten, qeveria do të bëjë lehtësimin e masave”, tha kreu i ekzekutivit para gazetarëve./Gazeta Sinjali/