Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur konferencë për media së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Në këtë konferencë Kurti shpalosi detaje rreth gjendjes së sigurisë në vend, duke i bërë të ditura njohurit e tyre rreth planeve të Serbisë për sulme të reja në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
Siç njoftoi i pari i ekzekutivit, gjatë muajit nëntor të këtij vitit u planifikua që pas sulmit të Banjskës të kryhet një tjetër sulm në komunën e Zubin Potokut.
Ky sulm kishte për qëllim marrjen e vilës së Radoiçiqit, e cila pas sulmit në Banjskë është nën kontrollin e Policisë së Kosovës.
“Gjatë muajit nëntor të vitit 2023 ka pasur planifikime që të kryhet një sulm të drejtim të komunës së Zubin Potokut ne qëllim marrjen e viles së Radoiçiqit në brigjet e Liqenit të Ujmanit, por këto plane janë pezulluar përkohësisht për shkak të këtyre zgjedhjeve në Serbi”.
“Plani paraprak për sulme hakmarrëse ndaj Policisë së Kosovës kemi marr vesh se ka ndryshuar pas intensifikimit të patrullimit të përbashkët mes Policisë se Kosovës dhe pjesëtarëve të KFOR-it rreth kufirit të Serbisë, dhe masave të tjera të marra nga ne”, tha Kurti.