image Kurti u ofron ndihmë ekonomike Preshevës e Bujanocit, bisedon në telefon me dy kryetarët

Kosovë

Politikë/ Kurti u ofron ndihmë ekonomike Preshevës e Bujanocit, bisedon në telefon me dy kryetarët

news image

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u ka ofruar gatishmëri për t’i mbështetje ekonomike e humanitare Preshevës dhe Bujanocit.

Këtë Kurti ua ka shprehur në bisedë telefonike kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi dhe atij të Bujanocit, Shaip Kamberit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sot në orët e pasdites, Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka zhvilluar dy biseda telefonike, njërën me Kryetarin e Komunës se Bujanocit, z. Shaip Kamberi dhe tjetrën me Kryetarin e Komunës së Preshevës, z. Shqiprim Arifi”, njofton Zyra e Kryeministrit.

ZKM njofton se kryetarët e Preshevës dhe Bujanocit do të bisedojnë me ministrin në detyrë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimin për ta konkretizuar përkrahjen.

“Kryeministri në detyrë z. Kurti, në emër të Qeverisë të Republikës së Kosovës dy kryetarëve, z. Arifit dhe z. Kamberit, ua shprehu gatishmërinë e mbështetjes socio-ekonomike dhe humanitare. Për të konkretizuar përkrahjen me kryetarët z. Arifi dhe z. Kamberi do të komunikojë edhe Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, z. Besnik Bislimi”.

Arifi e Kamberi e kanë njoftuar Kurtin për menaxhimin e situatës me koronavirus. 

Deri me tani janë regjistruar tri raste me COVID-19 në Bujanoc, kurse asnjë në Preshevë. /Gazeta Sinjali/