image Kurti u kërkon raport ministrave, thotë se do të skanohet gjendja aktuale nëpër ministri

Kosovë

Mbledhja/ Kurti u kërkon raport ministrave, thotë se do të skanohet gjendja aktuale nëpër ministri

news image

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë sot i ka paralajmëruar të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar që së shpejti do t’u kërkojë nga një raport pasqyrues për gjendjen aktuale të të gjitha ministrive që ata udhëheqin, raporton Gazeta Sinjali.

“Së shpejti do të ua dërgoj një shkresë të gjithë ministrave që ta bëjnë një evidentim të gjendjes nëpër ministri dhe do të bëhet një skanim i gjendjes sa i përket proceseve, projekteve dhe sfidave”, ka thënë Kurti.

Ai ka deklaruar se do të mbajnë një mbledhje të gjatë njëditore për ta avancuar programin qeverisës.

“Së shpejti do të ju njoftojmë lidhur me një mbledhje më të gjatë njëditore për ta thelluar dhe avancuar programin me një program të qeverisë së re me pjesëmarrjen e të gjithë ministrave të këtij kabineti pra ekipi jonë prej 18 veta”, tha ndër të tjera Kurti./GazetaSinjali/