image Kurti: U kam thënë serbëve të mos dorëhiqen, por s’kam të drejtë të i'u kërkoj kthimin

Politikë

Kurti: U kam thënë serbëve të mos dorëhiqen, por s’kam të drejtë të i’u kërkoj kthimin

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë para deputetëve të Kuvendit se ai u ka kërkuar serbëve që të mos dalin nga institucionet, por se thekson se nuk ka të drejtë të i‘u kërkojë atyre që të kthehen.

Më tek Kurti tha se kthimi i tyre është çështje ligjore, kushtetuese dhe nuk është çështje politike.

“Më lejoni të ju njoftoj për secilin qëndrim timin. Unë iu kam bërë thirrje serbëve që të mos dorëhiqen nga institucionet, por nuk ju kam thënë kthehuni. Shkuarja e tyre është akt individual politik, kthimi i tyre është çështje ligjore, kushtetuese institucionale”, theksoi Kurti.

Më tej ai tha se po përpiqet që të integrojë serbët e Kosovës, por takimet s’mund të bëhen publike – pasi thotë se serbët e Kosovës rrezikohen nga strukturat kriminale serbe.

“1 orë e 30 minuta kam bisedu me disa serbë, nuk kanë pranu me bërë fotografi. Meqë “uk po mund t’i mbrojmë serbët, nuk mund as ti rrezikojmë”, tha Kurti.

Kreu i Qeverisë ka kërkuar që integrimi i serbëve të bëhet me kujdes, teksa ka shprehur keqardhje për veturat e djegura të serbëve për shkak të konvertimit të targave në RKS.

/GazetaSinjali/