image Kurti tregon se kë do ta takojë nesër pas publikimit të marrëveshjes së Thaçit me Rasmussenin

Kosovë

Deklaratë/ Kurti tregon se kë do ta takojë nesër pas publikimit të marrëveshjes së Thaçit me Rasmussenin

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti  sot në një konferencë për media ka bërë të ditur se nesër do të takohet me komandantin e KFOR-it, Michele Risi.

Takimi mes Kurtit dhe Risit vjen pas publikimit të marrëveshjes sekrete të Hashim Thaçit me sekretarin e atëhershëm të NATO-s, Andres Fogh Rasmussen, në të cilën thuhej se FSK-ja nuk do të ndërhynte në veri pa dakordim paraprak me KFOR-in.

“Nesër kam takim me komandantin e KFOR-it për këtë gjë. Unë nga kjo çfarë kam parë besoj që e kemi një rast që duhet ta hetojnë organet e drejtësisë”, ka thënë Kurti.

Gjatë ditës së sotme, i pari i qeverisë përmes një shkrese zyrtare e ka informuar kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani rreth një marrëveshje sekrete që Hashim Thaçi asokohe si kryeministër i Kosovës e kishte nënshkruar me sekretarin e atëhershëm të NATO-s, Andres Fogh Rasmussen.

Sipas vlerësimit kushtetues të lëshuar nga Zyra Ligjore e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese dhe kjo përbën bazë për të nisur procedurat për shkarkimin e tij./Gazeta Sinjali/