image Kurti tregon se çfarë biseduan me të dërguarin e Trumpit

Kosovë

Takimi/ Kurti tregon se çfarë biseduan me të dërguarin e Trumpit

news image

Mandatari për formimin e qeverisë së re dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur pas takimit me të dërguarin e posaçëm të Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Kurti ka thënë se se bashkë me Grenellin diskutuan nevojën urgjente për fokusim në zhvillimin e ekonomisë dhe hapjen e mundësive të reja për punësim, shkruan Gazeta Sinjali.

“Unë mirëprita në zyrat e VV-së ambasadorin Richard Grenell bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca si edhe deputeten Fitore Pacolli. Ne diskutuam nevojën urgjente për t’u përqendruar në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Pas vizitës në LVV, Grenell ka shkuar në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku është takuar me kryetarin e kësaj partie, Isa Mustafën dhe drejtuesit e tjerë. /Gazeta Sinjali/