image Kurti tregon pse po poston fotografi nga marketet e furrat

Kosovë

Aktualitet/ Kurti tregon pse po poston fotografi nga marketet e furrat

news image

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, këto ditë ka publikuar disa fotografi ku shihet teksa blen bukë, kryen pazarin në market dhe paguan rrymën, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurti tha se këto fotografi i ka postuar për t’i inkurajuar qytetarët që të kenë respekt ndaj këtyre punëtorëve, për të cilët tha se janë në front të luftimit të pandemisë.

“Kam pagu 200 euro rrymën, nuk është simbolike. Po, është e vërtetë që kam mujt me e pagu online, por për mua ishte një shans i mirë, ishte shumë e rëndësishme që t’i inkurajoj njerëzit për respekt ndaj atyre që ndodhen në front të luftimit të pandemisë. Me ç’rast, ta zëmë në një furrë bukë që isha, ajo gruaja që ma dha bukën, nuk ishte e njëjta që i mori paratë dhe për mua kjo ishte e rëndësishme. Ndërkaq në vendin tjetër, kishte mundësi që të paguaje me kartelë banke. Ndërkaq në tjetrin ishte e rëndësishme për shkak se m’i kërkuan të gjitha faturat, e panë historikun edhe në njëfarë mënyre isha në rend sikur qytetarët e tjerë. Pra, për shkak se shumë qytetarë nuk e eliminojnë dot fizikalitetin e zgjidhjes së problemeve të tyre, nuk mund të blesh gjithçka online në Kosovë, ndonjëherë edhe ato që mund t’i blesh, si blen dot. Kështu, unë jam kryeministër, por jam edhe qytetar në kryeqytet edhe është inkurajim për punëtorët nëpër sportele, inkurajim për respektin e qytetarëve ndaj tyre”, tha ai në T7./Gazeta Sinjali/